Deputetja e PDK-se, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar shefin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Dyseldorf të Gjermanisë, Behar Isma, se gradën diplomatike “këshilltar” e ka marrë duke mos i respektuar procedurat ligjore.
Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor parlamentar për MPJD-në, Isma ka dëshmuar në cilësinë e ish-sekretarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gjatë kësaj mbledhje, deputetja e PDK-së ka thënë se Isma nuk e ka as pëlqimin e presidentes Vjosa Osmani për këtë pozitë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se populizmi nuk kalon më.
“Propaganda para argumeteve nuk triumfon, e servilizmi për pak pushtet nuk të nderon, përkundrazi! Paragjykimet e fajësimet e pabaza të qeverive të kaluara janë suksesi i vetëm i kësaj qeverie! Qytetari ka sy dhe vesh! Popullizmi nuk iu ecë më!”, ka shkruar ajo.