Site icon PrishtinaPress

Musliu-Shoshi, Kurtit: Mirë që e ke kuptu që ski qare pa i implementu obligimet ndërkombëtare

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ia ka lëshuar në Kuvend disa deklarime të mëhershme kryeministrit, Albin Kurti ku ky fuqishëm kundërshtonte formimin e Asociacionit apo “Zajdenicës” siç i referoheshin ai dhe partia e tij.

Z.Albin krejt ato që ti i the nga vitit 2011, më konkretisht nga marsi, të urojë veç tre minuta prej tyre të kuptosh se ku ke qenë dhe ku je sot”, ka thënë ajo teksa ia ka lëshuar deklaratat në foltoren e Kuvendit“.

Sipas Musliu-Shoshit Kurti ua ka humbur 10 vjet popullit, mes tjerash shprehet se i vije mirë që më në fund ai ka kuptuar se nuk ka qare pa i nënshkru këto marrëveshje.

“Kryeministër nuk e di a e njofte veten këtë zë por po këto ishin fjalët tuaja të cilat këtij populli ia kanë humb plotë 10 vjet, shpresën me jetu në këtë vend sepse ti e deshte pushtetin më shumë se shtetin e për pushtet I ke dhënë të gjitha kanë vdek njerëz, kanë mbajtë burg, janë zvarritur në rrugë e mbi të gjitha e ke maru një monstrum që sot po të Lufton pa mëshirë, mirë që ke ndryshu kjo është pozitive për ne dhe vendin tonë, mirë që e ke kuptu që qare nuk ki pa i implementu obligimet ndërkombëtare”, ka thënë ajo përcjell Insajderi.

Exit mobile version