0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi: Kurti theu parimin kryesor në bisedimet me Serbinë, i harroi të zhdukurit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, konsideron se kryeministri Albin Kurti, ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë – kërkimfalja nga ana e Serbisë.

Musliu-Shoshi ka thënë se jo që nuk ka marrë kërkimfaljen nga Serbia, por Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se shefi i ekzekutivit të pagjeturit i ka trajtuar në mënyrë periferike.

“E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në as një mënyrë nuk e kemi trajtimin e të pagjeturve”, tha ajo.

Ajo po ashtu potencoi se kjo çështje trajtohet në një pikë të marrëveshjes për të cilën do të diskutohet më vonë, por që fati i personave të pa gjetur nuk është në qendër ashtu siç ishte premtuar.

“E dimë që kjo pjesë trajtohet si një pikë e veçantë, për të cilën do të diskutohet më vonë, mirëpo nuk është në qendër ashtu siç ka qenë edhe premtimi”.

“Jeni dëshmitarë që në mbledhjen e fundit në raportimin e fundit që kishte zotëri Bislimi, si i ngarkuari kryesor me këtë temë në Komisionin për Punë të Jashtme, çka kemi parë është që edhe në prezantimin e shkurtër që e pat në komision, çështja e të pagjeturve nuk është përmendur, ai e ka përmendur vetëm atëherë kur unë i kam bërë pyetje. Përgjigja e tij tek atëherë ishte se jemi në fund të një marrëveshjeje finale, jemi duke diskutuar vetëm draftin e fundit, mirëpo del që kjo marrëveshje nuk ka qenë as duke diskutuar, mirëpo e ka pasur vetëm një mashtrim brenda komisionit”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img