1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Musliu – Shoshi: Kurti nuk po e mbron interesin e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i frikësohet opozitës.

Drejtuar kreut të ekzekutivit, deputetja e PDK-së ka thënë se Kurti nuk po i mbron interesat e vendit.

Se Albini i frikësohet opozitës fol vetë fakti që nuk po raporton në Kuvend.  Klauzolat e nenet nuk i interesojnë askujt, mandatin e ke me i mbrojt interesat e vendit dhe mos me hup miq. As nuk je duke e mbrojt interesin dhe as miq tanimë nuk ke”, shkroi ajo në Facebook.

Kryeministri i Kosovës i është kundërpërgjigjur me ironi kërkesave të partive opozitare për zgjedhje të parakohshme.

Kurti tha se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato.

Kurti la të nënkuptonte se, sipas tij, në rast të zgjedhjeve të parakohshme rezultati pro partisë së tij do jetë edhe më i thellë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon shkarkimin e dorëheqjen time, herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës, unë jam i interesuar ta mund në zgjedhje opozitën dhe jo ta zhduki”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img