12.4 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi: Këshilltari i Donikës paguhet sa 15 policë të Republikës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se një këshilltar i ministres Donika Gërvalla paguhet sa 15 policë të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi shtoi se teksa këshilltari i Gërvallës me 7 mijë e 500 euro pagë udhëton në vendet perëndimore për të aranzhuar takime të ministres, polici me 500 euro pagë shkon në punë me çizme të grisura e uniformë të vjetëruar.

“1 Këshilltar i Donikës =15 Policë të Republikës së Kosovës!

Dallimi është qe ky këshilltari i Donikës me 7.500€ në muaj ka me shku nga Parisi në Belgjikë me të gjitha shpenzimet e mbuluara me provu me taku Donikën me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh. Ndërsa, polici me 500€ në muaj ka me shku në punë me qizme të grisura, e uniformë të stërvjetëruar, me jelek anti-plum pa afat, me 50 cent në xhep dhe nuk e ka jetën e sigurt kur te del nga shtëpia a kthehet i gjallë.

Ky është shteti i Albinit!

Era korrupsion, shkrum e mjerim!” ka thënë Musliu-Shoshi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img