-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi kërkon që Hoti të raportojë në Kuvend, para takimit të 4 shtatorit në SHBA

Ndonëse ishte paralajmëruar takimi në mes të liderëve të shtetit të Kosovës dhe atyre serb në Washington për 2 shtator, ky takim është shtyrë, për dy ditë më vonë, më 4 shtator, ndërsa deputetët po kërkojnë që paraprakisht kryeministri Avduallah Hoti të raportojë para tyre për atë që do të diskutohet atje.

Një kërkesë të tillë e ka bërë deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, e cila i ka kërkuar Hotit që t’i njofton deputetët, duke pasur parasysh se Kosova është demokraci parlamentare dhe se informimi i tyre si deputetët është i rëndësishëm për këtë takim.

“Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë”,ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

Postimi i i plotë:

Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në Washington ndërmjet Kosovës e cila do të përfaqësohet nga Kryeminstri dhe Serbisë e përfaqësuar nga Presidenti se do të përfshihen çështjet ekonomike, siç janë vendet e punës dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në funksion të paqes ndërmjet dy shteteve.

Edhe pak ditë e ky takim do të ndodhë, ndërsa Kuvendi ndodhet në pushim e Kryeministri nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që ai të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodh.

Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img