Site icon PrishtinaPress

Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës, pasi iu ngrit aktakuza

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar dorëheqjen e Donika Gërvallës pasi sot i është ngritur aktakuza për mosdeklarim të pasurisë.

Musliu-Shoshi e ka quajtur kryediplomaten Gërvalla si ministre të skandaleve ndërsa ka thënë se dorëheqja e saj duhet të jetë e parevokueshme.

“Donikë jep dorëheqje!
Donika Gërvallës, gruas që udhëheq me dikasterin më të rëndësishëm në fazën nëpër të cilën po kalojmë, i qenka ngritur aktakuzë nga Prokuroria.
Ministrja e skandaleve ka qenë e suksesshme vetëm në tri gjëra:

Terrorizimin e stafit të MPJD-së
De-funksionalizimin e Shërbimit të Jashtëm
Krijimin e skandaleve të njëpasnjëshme
Tashmë kur ndaj saj edhe është ngritur aktakuza, ministrja e skandaleve duhet ta ndërmarrë veprimin e vetëm që është dashur ta ndërmarrë përgjatë këtyre dy viteve të fundit: dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme” shkruan Musliu-Shoshi në reagim./Indeksonline/

Exit mobile version