Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka treguar se sa ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje në muajin e fundit.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka pohuar se dorëheqje kanë dhënë 10 pjesëtarë të FSK-së.
“Ky pushtet i ka sjellë në ditën që vetëm një fakt dua ta ndajë me ju, dhjetë pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje vetëm në muajin tetor. Pra, nga data 1 deri sot që jemi më 31 tetor, dhjetë pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje”, tha Musliu-Shoshi.