1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi: Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për miratimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur për Media.

Ajo ka bërë me dije se me miratimin e këtij projektligji Qeveria ka për qëllim, vendosjen e themeleve të sistemit autoritar në Kosovë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kryeministri Kurti dëshiron të jetë një Hugo Çavez.

“Albini dëshiron të jetë një Hugo Çavez, por në kohë dhe vend të gabuar! Kjo qeveri sot me aprovimin e ligjit të KPM-së ka dëshmuar se qëllimi është të vendosen themelet e sistemit autoritar dhe të fundoset demokracia! Qeveritë me prirje autoritariane, siç është qeverisja e Kurtit, sulmin e parë e drejtojnë kundër institucioneve demokratike. Tentimi është pikërisht vullneti për t’i kufizuar liritë civile të gjithë zërave kritik, e në veçanti MEDIAN”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img