Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se për cdo javë nga një ministër i Qeverisë Kurti paraqitet para organeve të drejtësisë.
Duke e komentuar paraqitjen e sotme të kryediplomates Donika Gërvalla para gjykatës, ajo ka thënë se është e turpshme që Gërvalla e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Përbesë, MARRE! S’ka javë që s’ke minister para organeve të drejtësisë! Edhe më e turpshme kur Ministrja për Punë të Jashtme dhe ZVKM që na përfaqëson në botë, e në të cilën i ka dyert e mbyllura, gjendet në karrigën e të akuzuarit! TURP!”, ka shkruar Musli-Shoshi.