17.7 C
Pristina
Sunday, September 8, 2024

Buy now

spot_img

Musliu, qytetarëve: Për tri vjet rresht u keqtrajtuat nga Qeveria Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar sot se qytetarët e Kosovës për tri vjet rresht u keqtrajtuan dhe ofenduan nga Qeveria e Albin Kurtit.

Ajo gjatë seancës për projekt-buxhetin në Kuvend, ka thënë se edhe pas 13 vjetësh e ka të vështirë ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtrat e Qeverisë Kurti.

“Unë sot pas 13 vitesh në këtë Kuvend e ka të vështirë ta ndajë të vërtetën nga gënjeshtrat e kësaj qeverie. Të dashur qytetarë, sot ju e keni më lehtë se sa secili nga ne që ta nxirrni të vërtetën në shesh. Mjafton që secili nga ju të bëni një analizë të thjeshtë të xhepit tuaj dhe ta pyesni vetën se si ia keni dalë për këto tri vite të mbijetoni, sepse për mbijetesë as që bëhet fjalë, me çmimet që kanë shkuar në qiell e me pagat që kanë rënë përtokë”, tha Musliu.

Ajo e ka quajtur qeverinë Kurti si hakmarrëse, për shkak se në katër komuna ku qeveria Vetëvendosje është në pushtet, është ndarë dukshëm më shumë buxhet se në komunat ku qeverisin partitë tjera. /KosovaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img