Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, duke komentuar zhvillimet në Rusi, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin tashmë mund të jetë strehuar në Beograd.
Musliu, lidhur me zhvillimet e fundit në Rusi, ku trupat e formacionit paraushtarak të Putinit, Wagner, kanë marrë një qytet dhe kanë nisur marshimin drejt kryeqytetit rus, ka thënë se presidenti rus tani mund të jetë në Beograd.
“Vendndodhja e Putinit mund të jetë Beogradi. Serbia ia ka borxh këtë Rusisë. Mos harroni, ish-kreu i ushtrisë jugosllave iku në Moskë dhe gruaja e Millosheviqit dhe shumë të tjerë. Vuçiq ka marrë çmimin më të lartë rus. Kush e di?!”, ka shkruar Misliu në Twitter.
https://twitter.com/agim_musliu/status/1672634441603198978?s=20
Gjatë ditës kishte informacione se presidenti rus mund ta ketë braktisur vendin, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov deklaroi se presidenti rus “po punon në Kremlin” në Moskë.
Disa njerëz kanë vërejtur largimin e aeroplanit special Il-96-300PU të presidentit rus nga Moska, sipas shërbimit të gjurmimit të aeroplanëve FlightRadar.
Më pas aeroplani u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës, raporton bbc.
Putini thuhet se shpenzon shumë kohë në rezidencën e madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës dhe ka gjasa të ketë shkuar aty pas zhvillimeve të fundit në Rusi.
Ndryshe, shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin tashmë ka dal haptas kundër Putinit dhe po e akuzon për korrupsion, mashtrim e burokraci.