Site icon PrishtinaPress

Musliu për Ushtrinë: Nuk është vonë kurrë, po punojmë që Kosova të bëhet me ushtri

 

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se askush nuk do të mund t’i dilte kundër iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
“Të gjitha partitë parlamentare e përkrahin transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura”, ka thënë Musliu, njofton Klan Kosova.

“Ne si deputetët jemi gati ta japim kontributin tonë. Me përjashtim të deputetëve serbë, të gjithë të tjerët janë deklaruar se e mbështesin këtë proces”, ka thënë ajo në “Ora e Fundit”.

Për transformimin e FSK-së, ajo ka thënë se do të kenë koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar.

“Konsideroj se janë pjek të gjitha kushtet dhe janë konsoliduar të gjitha institucionet”, ka theksuar Musliu.

“PDK ka qenë gati edhe para tre viteve ta votojë ligjin. Sot kjo temë për PDK do të ishte e harruar pasi kemi pas vullnetin edhe atëherë që ta votojmë. Tash është arrit një mirëkuptim dhe konsensus i gjerë i të gjitha forcave politike në vend”.

“Shpresoj që ky propozim i presidentit të mos ketë implikime kushtetuese”.
“Nuk duhet të ngutemi dhe të marrim vendime të njëanshme pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar në veçanti me NATO-n”, ka pohuar Musliu.

“Është me rëndësi të përfundojë ky proces, nëse vajtojmë të kaluarën nuk mund të ecim përpara. Për ka dëshira jonë ky proces do të kryhej më 1999. Fakti që nuk kemi mundur të çlirohemi vetë, andaj edhe nuk mund të marrim vendime vet”.

“Nuk është kurrë vonë që të bëhet diçka e mirë. Ne po punojmë që Kosova të bëhet me ushtri”, ka shtuar ajo.

Exit mobile version