Site icon PrishtinaPress

Musliu për Qeverinë: Është bërë “nëndegë e Vuçiqit”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër për vendimin për masën e arrestit shtëpiak për Dejan Pantiqin.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka akuzuar ashpër Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj po dështon në vendime, e po ankohet në rrjete sociale.

Madje ajo s’ka hezituar që Qeverinë ta quajë edhe “nëndegë të Vuçiqit”.

“Deshtojne në vendime e kukasin në rrjete sociale! Qeveria e Kosovës është bere si nendegë e Vuçiqit!”, shkroi ajo./Prishtinapress/

Exit mobile version