0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Musliu për ministrat: I rrinë Kurtit me një këmbë dhe ia mbajnë zhagun

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka lëshuar sërish një sërë akuzash ndaj qeverisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo qeveri karakterizohet nga mashtrimi dhe inati, si dhe dhuna ndaj punëtorëve të administratës.

“…nga një qeveri që propagandën e ka shujtën për mëngjes, drekë e darkë nga një qeveri inatçore dhe mashtruese”, ka thënë Musliu në Kuvend.

“Sot dua t’i bëj thirrje qeverisë që ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës e ndaj mediave sepse Kosova po zbrazet”.

Sipas Musliut, një prej arsyeve se pse Kosova po zbrazet është diktatura që qeveria e ka vënë në institucionet e Kosovës.

“Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministrat e paaftë dhe mediokër”.

“Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira, gra e burra, djem e vajza të cilët nuk duan të vdesin brenda vetes duke heshtur e duke u strukur në qoshet e institucioneve, duke u përballur me ministra kukulla, me ministra që kanë mbushur kabinetet me militantë të frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ajo shkoi duke e ashpërsuar gjuhën, duke i quajtur ministrat e Kurtit mediokër, që janë aty vetëm t’ia kënaqin egon kryeministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img