Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka përgëzuar aksionin e mbrëmshëm nga Policia e Kosovës, në Karaçevë.
Musliu përmes një postimi në rrjetin në Facebook ka shkruar se presioni qytetar e publik, angazhimi i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.
Sipas saj, bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen, por siç tha ajo policët e arrestuar nuk kanë vend në Policinë e Kosovës.
Lexojeni postimin e saj të plotë:
Aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë tregon më së miri se qytetarët e Kosovës duhet të jenë aktiv dhe të zeshëm kundër krimit dhe të keqes.
Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.
Pozitë e Opozitë duhet ta mbështesin këtë aksion dhe t’i inkurajojnë Policinë e Kosovës që mos të hezitojnë të jenë në shërbim të vendit edhe atëherë kur duhet të ballafaqohen me kolegët e tyre.
Lista e pjestarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale.
Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës.
Respekt për ata policë që mbrëmë morën pjesë në aksion, në Karaçevë.
Ata i bënë nderë vetes, familjeve të tyre dhe Shtetit të Kosovës. /Telegrafi/