Musliu për aksionin e policisë në Karaçevë: Krimit t’i këputen këmbët, bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen

50
Advertisement

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka përgëzuar aksionin e mbrëmshëm nga Policia e Kosovës, në Karaçevë.

Advertisement

Musliu përmes një postimi në rrjetin në Facebook ka shkruar se presioni qytetar e publik, angazhimi i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.

Sipas saj, bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen, por siç tha ajo policët e arrestuar nuk kanë vend në Policinë e Kosovës.

Lexojeni postimin e saj të plotë:

Aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë tregon më së miri se qytetarët e Kosovës duhet të jenë aktiv dhe të zeshëm kundër krimit dhe të keqes.

Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.

Pozitë e Opozitë duhet ta mbështesin këtë aksion dhe t’i inkurajojnë Policinë e Kosovës që mos të hezitojnë të jenë në shërbim të vendit edhe atëherë kur duhet të ballafaqohen me kolegët e tyre.

Lista e pjestarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale.

Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës.

Respekt për ata policë që mbrëmë  morën pjesë në aksion, në Karaçevë.

Ata i bënë nderë vetes, familjeve të tyre dhe Shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës