Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka njoftuar se nga lagjia Kalabria do të ketë çasje direkte në rrugët magjistrale Prishtinë-Mitrovicë M2, Prishtinë-Fushë Kosovë M9 dhe lidhje direkte me lagjen Dardania.
Musliu ka thënë se kjo është kërkesa e kahmotshme e qytetarëve të lagjes Kalabria e që “tashmë po jetësohet”.
“Rekomandime dhe intervenime të tilla do të kemi tani në vazhdimësi, me qëllim të implementimit të Planit të Mobilitetit, e që si objektivë kryesore kanë zgjidhjen e kaosit në trafik”, ka thënë Musliu.