Site icon PrishtinaPress

Musliu: Kurti po e dëshmon se është larg Shqipërisë, e afër Serbisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi Kurti e emëroi zv/ministër një pjesëtar të ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Musliu tha se Kurti po i poshtëron veteranët e UÇK-së çdo ditë, kurse veteranët ushtrisë serbe qe bënë gjenocid në Kosovë po i shperblen me poste qeveritare i bënë zëvëndes Ministra.

Ndër të tjerash, Musliu ka thënë se Kurti po e dëshmon që është larg e më larg Shqipërisë, e shumë më afër Serbisë.

Exit mobile version