Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se janë pjekur kushtet që të shkohet në zgjedhje në mes të nëntorit, e të mos pritet 9 shkurti.
Musliu tha se pagat për shërbyesit civil nuk kanë dalë, dhe sipas saj, kështu si ka filluar qeveria as buxhetin për vitin 2025 s’do të mund ta votojnë.
“Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu. Me shku në zgjedhje në nëntor besoj dikund 70% i merr Albini”, shkroi Musliu.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e mosekzekutimit të pagave për sektorin publik.