Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili me ironi të martën komentoi intervistën e ish-presidentit, Hashim Thaçi.
”S’un ishin t’u çu PDK-ja sot, shumë përmallshëm! Bile ata që e kanë votu Gjykatën Speciale n’shtrat ishin met, teslim ishin”, kishte shkruar Basha në Facebook.
E sipas Musliut, Basha këtë postim e ka bërë për të fituar “bravo“ nga Dejona Mihali e rrjedhimisht nga Albin Kurti.
Ajo tha se do të shihen në Kuvend me “zdravo”, duke shtuar se PDK-ja krenohet me Kosovën, ndërkaq VV-ja me dëshmitarët në Hagë.
”Messengeri i zdravo’s e paska lëshu perlen e radhës në garën e çoroditur për ta fituar një “bravo” nga Dejona e rrjedhimisht edhe nga Pinokio. PDK-ja krenohet me Kosovën e ju vazhdoni krenohuni me “gllumacat” e VV-së në Hagë. Nuk kanë thënë kot: “ Mos i vet se t’kallxojnë vet”.
”Dimal, ty e VV-në gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetēm falë veprës së tyre, ti sot jeton i lirë në Kosovë“.
”Rrena i ka këmbët e shkurta. Shihemi në Parlament, me “zdravo”, “energji, miell e vaj”, me Ridin e Martinin, me Gervallën e Nagavcin, me Nagipin e me “darsmat e zhvendosura nëpër institucione”, ka shkruar Musliu.