Site icon PrishtinaPress

Musliu demanton Muratin për pagat e policëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka demantuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, i cili deklaroi dje se paga mesatare e policëve në muajin maj ka qenë 840 euro.

Musliu thotë se është kontaktuar nga shumë policë që kanë deklaruar të kundërtën e asaj që deklaroi ministri Murati.

“Siç e shihni në foto paga e Policit bruto është 700,56 ndërsa neto është 614.97, por mos harroni se këtu janë të përfshira edhe 124.74 euro për 50 orë shtesë që ka punu ky Polic dhe nëse i hjekim orët shtesë, paga e policit është 490.23 euro” ka thënë Musliu karshi fotografisë me të dhënat e pagave.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Hekuranit do te duhej qe demanti ti behej nga Kryetari i Sindikates  se Policise por me qe ai nuk ka guxim po e beje une.

Hekuran Murati dje genju ne Kuvend duke u munduar ta mashtroi opinionin kur deklaroj  se ne polici paga mesatare e muajit maj ka qene 840 euro Bruto.

Sot  u kontaktova nga shume zyrtar policorë te cilet e demantojne Hekuranin.

Dhe ne foton e bashkangjitur ketu, ju paraqes nje deshmi qe e fakton genjeshtren e Hekuranit.

Siç e shihni ne foto paga e Policit bruto eshte 700,56 ndersa neto eshte 614.97 por mos harroni se ketu jane te perfshira edhe 124.74 euro per 50 ore shtese qe ka punu ky Polic dhe nese i hjekim oret shtese paga e policit eshte 490.23 euro.

Në gjithë këtê tragjikomedi, dhemb më së shumti fakte se, edhe pse policia paguajne sherbimet sindikale,  Kryesia e sindikates  se Policise heshte para keti pushteti diktatorial.

 

Exit mobile version