13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Musliu: Ata që fabrikuan dosje kundër UÇK-së, ishin në protestën për Ramush Haradinajn

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e dëshpëruar me rrjedhën e protestës së djeshme në Prishtinë, kërkim të lirimit të Ramush Haradinajt, duke thënë protesta u keqpërdor dhe se më së paku ishte protestë për Ramushin.

Musliu, e cila mori pjesë në protestë, përmes një postimi në Facebook, tha se “ata që fabrikuan fshehurazi dosje kundër UÇK-së e bënë haptas me pankarta në duar në Sheshin “Skenderbeu”, në protestën e organizuar kundër mbajtjes së Ramush Haradinjat nga autoritetet Franceze, transmeton Telegrafi.

Postimi  i plotë i deputetes Musliu:

“Ata qe dje fabrikuan fshehurazi dosje kunder UÇK-së sot e bene haptas me pankarta ne sheshin “Skenderbeu”!

Me vullnetin me te madh sot u zhvesha nga petku i deputetes dhe ai partiak për te dhëne një kontribut sa do te vogel duke shprehur revolten time si qytetare per mbajtjen padrejtesisht ne France te Gjeneral Ramush Haradinajt. Per te shprehur edhe njeher respektin dhe mirenjohjen time per luften e Shkelzenit dhe Luanit, per luften e shejte te mijera deshmoreve, dhjetra mijera ushtarve e veteranve, vujtjen e mijera grave e vajzave te dhunuara. Per mijera femije te vrare e masakruar, per shume konaqe te mbyllura e lana shkrete.

Dikush do ta merrte zhgenjim keqperdorimin e protestes por une jo sepse edhe pse protesta me se paku ishte proteste per Ramushin, edhe pse protesta u keqperdor, kjo proteste kishte nje te mire: Sot u kuptua perfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinez dhe fshehurazi dosje kunder UÇK-se, sot kishin dal hapurazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga kreret e UÇK-së e ka radhen per tu burgosur. Sot ma shumë se kurr ma deshmuan ata qe qajne me lote krokodili kunder gjykates speciale se ata asnjeher nuk ishin kunder kesaj gjykate ata i kontribuan fshehurazi deri sot e sot dolen sheshit me pankarta ne duar.

Nje faleminderim te veqante dua te beje per ata mijera simpatizante te PDK-se te rinje e te reja qe edhe sot per kunder provokimeve te shumta u permbajten ne proteste dhe deshmuan se Lufta e UÇK-se dhe popullit te saj kalon permasat partiake e regjionale. Jam krenare me JU!

#MeRamushin dhe #UÇK, por kurr asnjeher me ata qe tentojne ta njollosin luften e lavdishme per liri!” (sic.), ka shkruar Musliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img