Site icon PrishtinaPress

Musliu: Asnjëherë nuk e trajtuam me dinjitet luftën tonë për liri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu shpërndau sot në Facebook fotografi të luleve të bardha, që pasqyrojnë simbolikën e 1133 fëmijëve të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ajo thotë se këto lule u keqpërdorën vetëm sa për të realizuar fotografi dhe institucionet asnjëherë nuk e trajtuan si duhet luftën për liri.

Postimi i plotë i deputetes Musliu:

“Keshtu është kur plaget e dhimbjet e Kosovës keqperdoren vetem sa per te realizuar nje fotografi.

Keto dy foto pasqyrojnë simboliken e 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës,

Dhe nuk ka përshkrim ma adekuat se në këtë foto sepse këta jemi ne, këto janë institucionet tona. Asnjëherë nuk e trajtuam dinjitetshem luftën tonë për Liri.

Kjo simbolikë është ne oborrin e Kuvendit të Kosovës“, ka shkruar Musliu.

Exit mobile version