-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Musliu, Anton Qunit: A do të japësh dorëheqje tashmë kur Thaçi dhe Veseli janë në burg, ministri: Pres epilogun, e pastaj marr vendim

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, është pyetur sot në Kuvendin e Kosovës pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndodhen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo pyetje i është bërë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

“Në mandatin e kaluar në këtë Kuvend patët deklaruar se do të jepni dorëheqje nga politika në momentin që e çoni në burg Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kur ata janë në burg kisha dasht me ditë kur do të jepni dorëheqje pasi të është përmbushur misioni politik”, iu drejtua Musliu, Qunit.

Pas kësaj, u përgjigj Quni, duke thënë se pret epilogun, pastaj do të marrë vendim.

“Sa i përket deklaratës sime pasi t’i shoh prapa grilave të apostrofuarit presim epilogun, pastaj do të marr vendim edhe unë”, tha ai.

Ndryshe, deputetët kanë shkuar në pauzë deri në ora 15:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img