Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se s’mund t’i iket pyetjes “Ku është shteti”, pas dy sulmeve terroriste në veri dhe gjetjes së arselnalit të armatimit atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Deputetja e PDK-së tha se situata duhet të hetohet seriozisht dhe të merren masat adekuate ndaj atyre që cënojnë sigurinë e Kosovës.
“Pas dy sulmeve terroriste dhe gjetjes së gjithë atij arsenali të armatimit në veri, nuk mund t’i ikim pyetjes: KU ËSHTË SHTETI?
Situata alarmante në veri nuk mund të mbetet në kuadrin e profilizimit mediatik as të Albinit e as të fansave të tij si Dimali, Mufali dhe Enveri , por duhet të hetohet seriozisht dhe te merren masat adekuate ndaj atyre që cenojnë sigurinë tonë dhe atyre që janë emëruar në krye të institucioneve që janë të thirrura për të garantuar sigurinë tonë.
Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Sipas, Musliut s’mund të mos vihet në pikëpyetje serioziteti i Ministrit Xhelal Sveçla, duke qenë që siç thotë ajo s’janë kapur në kohë nga organet shtetërore përgjegjësit për këto sulme terroriste.
“Dhe pikërisht për këtë, sot, ne duhet të bëjmë vetëm një pyetje: Si mund të ndodhin sulme të tilla terroriste brenda një periudhe kohore kaq të shkurtër, pa u kapur në kohë nga organet tona shtetërore?
Në këtë kontekst është e pamundur të mos vëmë në pikëpyetje seriozitetim e Ministriit të Punëve të Brendshme, Drejtoriit të AKI dhe Drejtoriit të Policisë së Kosovës e mbi të gjitha të Kryeministrit të vendit”, thotë Musliu.
Deputetja Musliu thotë se dikush duhet të mbaj përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteve që po rezultojnë në sulme terroriste.
“Dikush duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në identifikimin dhe parandalimin e këtyre aktiviteteve që po rezultojnë në sulme terroriste. Kryeministri i këtij vendi, ashtu siç i ka emëruar, duhet edhe t’i shkarkojë për mos zbatim dhe lëshime të rënda të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejtë sigurinë e qytetarëve dhe kanë cenuar integritetin e shtetit. Veriu i vendit nuk guxon të përdoret si kartë elektorale nga asnjë parti, por kjo nuk guxon në asnjë mënyrë të na step për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi përmes një hetimi të menjëhershëm dhe serioz”, shkruan Musliu.
“Hapi i parë në një situatë të tillë, është shkarkimi i personave përgjegjës, në mënyrë që të rikthehet besimi i qytetarëve për institucionet tona dhe të sigurohet një kontroll i plotë dhe efikas mbi territorin e vendit.
Paralelisht duhet të bëhët e pamundura për të identifikuar dhe kapur kryerësit e këtyre akteve terroriste.
Sepse këto akte terroriste nuk mund të mbulohen me propagandë dhe me sulme të shëmtuara në drejtim të opozitës. Këto akte terroriste duhet të dënohen dhe të sanksionohen me ligj dhe vendosmëri politike”, shkruan ajo mes tjerash.
“Albin, bëjë njëherë në jetën tënde një akt si një kryeministër normal dhe shkarko Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e AKI-së. Vetëm atëherë ne dhe qytetarët mund të besojmë që e ke seriozisht e jo për shfaqje”.