Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha të shtunën se Forca e Sigurisë së Kosovës po përballet me trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtar.
Siç ka bërë të ditur ajo, vetëm nga 1 janari i këtij viti janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së.
“Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë! Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë. Vetëm nga 1 Janar 2023 deri sot janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ndryshe, në ligjin për pagat janë përfshirë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bazuar në të dhënat qeveritare, pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës kanë përfituar rritje page.
Me koeficientin e ri të ligjit për paga, një ushtar i thjeshtë do të paguhet 588 euro.