6.2 C
Pristina
Sunday, February 2, 2025

Buy now

spot_img

Musk: USAID-i është organizatë kriminale

Miliarderi amerikan, Elon Musk, i ka vazhduar akuzat ndaj organizatave amerikane që ndajnë programe dhe grante në shtete që ende janë në konsolidim të demokracisë.

Ai të dielën e cilësoi “organizatë kriminale” Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID.

Musk, që është pjesë e ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën se USAID-i përdor taksat e amerikanëve për të kryer kërkime mbi armët biologjike.

“A e dini se USAID-i, duke shfrytëzuar taksat tuaja, financoi për kërkime në armë biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz… USAID-i është organizatë kriminale”, ka deklaruar ai.

USAID-i funksion prej vitesh edhe në Kosovë, duke investuar mbi 1 miliard dollarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img