Site icon PrishtinaPress

Musk iu kërkoi inxhinierëve të fiknin rrjetin satelitor për të penguar sulmin ukrainas, thotë libri i ri

(FILES) In this file photo taken on March 09, 2020 Elon Musk, founder of SpaceX, speaks during the Satellite 2020 at the Washington Convention Centerin Washington, DC. - Elon Musk took control of Twitter and fired its top executives, US media reported late October 27, 2022, in a deal that puts one of the top platforms for global discourse in the hands of the world's richest man. Musk sacked chief executive Parag Agrawal, as well as the company's chief financial officer and its head of legal policy, trust and safety, the Washington Post and CNBC reported citing unnamed sources. (Photo by Brendan Smialowski / AFP)

Elon Musk i urdhëroi fshehurazi inxhinierët e tij të fiknin rrjetin e komunikimit satelitor Starlink të kompanisë së tij pranë bregut të Krimesë vitin e kaluar për të penguar një sulm të fshehtë ukrainas në flotën detare ruse.

Kështu thuhet në një fragment të përshtatur nga biografia e re e Ëalter Isaacson për miliarderin ekscentrik të titulluar “Elon Musk.”

Vendimi i Musk, i cili bëri që zyrtarët ukrainas t’i luteshin atij që të ndizte satelitët, u nxit nga një frikë akute se Rusia do t’i përgjigjej një sulmi ukrainas në Krime me armë bërthamore, një frikë e nxitur nga bisedat e Musk me zyrtarë të lartë rusë, sipas Isaacson.

Libri i ri nga Isaacson, autori i biografive të njohura të Steve Jobs dhe Albert Einstein, ofron njohuri të reja mbi Musk dhe se si frika e tij ekzistenciale për të ndezur një luftë më të gjerë e shtyu atë të refuzonte kërkesat e Ukrainës për sistemet Starlink që mund të përdornin për të sulmuar rusët.

Exit mobile version