Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se kur flet Lutfi Haziri, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i DASH-it e i BE-së, me sigurinë dhe vetëbesimin që ka, raporton Prishtinapress.
“Kur e ngon njeri Lutën, të krijohet përshtypja se është zëdhënës i Departamentit të Shtetit dhe BE’së. Me sa siguri e vetëbesim flet. A në anën tjetër, partia e tij nuk është në gjendje me pasë qëndrim të qartë për plot çështje”, ka shkruar Mushkolaj në facebook.