Site icon PrishtinaPress

Mushkolaj tallet me dënimin ndaj Pal Lekajt: Nuk janë kurgjo për marakli të milionave

Gazetari Imer Mushkolaj ka ironizuar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me dënimin e ish-ministrit Pal Lekaj, me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e njohur si 53-milionëshi.

Mushkolaj ka shkruar se “3 vjet e 8 muaj nuk janë kurrgjë për marakli të milionave”.

Lekaj është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Rasti ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjykata shqiptoi edhe dënim plotësues për deputetin e Kuvendit të Kosovës, përmes së cilit ia ndalon për një periudhë prej tre vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit në administratën publike.

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë për punimet e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç kishte thënë Qeveria, dështimit të ekzekutivit të mëhershëm që t’i paguajë me rregull faturat.

Pas debateve të nxitura dhe dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare autoritetet në Kosovë kishin nisur hetimet lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel&Enka.

Exit mobile version