1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj: Sikur koalicioni t’i kishte votat demarkacioni ishte i kryer

Opinionisti Imer Mushkolaj, njëri nga organizatorët e protestës qytetare kundër abuzimeve me pushtetin që u shpërfaqën nga përgjimet në atë që po njihet si “Pronto 2”, ka treguar se kur do të jetë protesta e radhës.
“Protesta e ardhshme e qytetarëve kundër ‘Pronto-s’ do të jetë të mërkurën në 19:00”, ka thënë Mushkolaj, në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Ademk Grabovcit në Kuvendin e Kosovës që ka thënë se nuk është krim të punësosh njerëz.
“Natyrisht se nuk është krim që të punësosh njerëz, madje është obligim që t’i mbajnë premtimet. Por nuk është krim kur kriteri kryesor për punësim është merita, por kur kriter për punësim është partia…”, ka thënë Mushkolaj.
Mushkolaj ka folur edhe për votimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacion.
“Një marrëveshje e tillë duhet të bëhet me konsensus shoqëror, dhe në këtë tast nuk ka një gjë të tillë. Shoqëria është e ndarë. Në anën tjetër koalicioni po thotë se i ka numrat por nëse do t’i kishin nuk do të prisnin deri tash”, ka thënë Mushkolaj. “Mund të ndodhë që të ndërrojnë mendje siç ka qenë rasti me votimin e Thaçit president, e që më pas u shpërblyen në mënyra të ndryshme e me poste ambasadorësh”, ka thënë Mushkojal

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img