Mushkolaj, Selmanajt: Partitë me të cilat po bëni koalicion i ke quajtur kriminale

37
Advertisement

Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini i ka kujtuar Driton Selmanajt deklaratat kur ky i fundit i kishte quajtur AAK-në dhe NISMA-n grupe kriminale.

Advertisement

“Tregu politikë në Kosovë i njeh këto parti politike:LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR dhe disa parti minoritare. Për LDK-në PDK nuk është në horizontin e bashkëpunimit derisa nuk demokratizohet. Ai ka qenë vlerësim i im jo i subjektit tim politikë”, ka deklaruar Selamanaj në përgjigje të Mushkolajt, përcjell Telegrafi.

“A vazhdojnë të jenë grupe kriminale AAK dhe NISMA, të lutem na u përgjigj me po ose jo”, ka pyetur përsëri Mushkolaj Selmanajn.

“Nuk shtrohet kjo pyetje kështu”, është përgjigjur Selmanaj.

“Po shtrohet. Pasi nëse keni deklaruar më parë se AAK dhe NISMA janë grupe kriminale duhet të tregoni tash a janë apo s’janë”, i ka replikuar përsëri Mushkolaj.

Ndërkohë debati ka vazhduar pa pasur ndonjë qëndrim të çartë për temën në fjalë./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës