4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj publikon letërnjoftimin e lejuar nga Qeveria Kurti ku shkruan “Kosovska Mitrovica”

Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një letërnjoftim të Serbisë të lëshuar për qytetarët e Kosovës.

Mushkolaj ka treguar se si në letërnjoftimin e publikuar, shkruan “Mitrovia e Kosovës”, vend që nuk ekziston me këtë emërtim në Kosovë.

Ai po ashtu ka përmendur se dhjetëra mijëra qytetarë serbë udhëtojnë me këto letërnjotime dhe të njëjtat i ka lejuar Qeveria e Albin Kurtit.

“Pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Ky është një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në Serbi për qytetarët e Kosovës l, me emra të qyteteve Peć për Pejë, Ðakovica për Gjakovë, Gnjilane për Gjilan etj.

Në këtë letërnjoftim emri i qytetit është “Kosovska Mitrovica”, pra “Mitrovica e Kosovës”, vend që nuk ekziston me këtë emërtim në Kosovë, por veç në sistemin e Serbisë.

Qeveria e Albin Kurtit ka lejuar që dhjetëra mijëra qytetarë serbë dhe të tjerë të udhëtojnë me këto letërnjoftime – dokumente që janë kundër kushtetutës së Kosovës dhe agresion në juridiksionin e saj.

Pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img