Gazetari Imer Mushkolaj duke folur për lajmin e madh të rremë në RTK që u morr nga një media boshnjake “Slobodna Bosna” dhe u paraqit për kinse hulumtim eksluziv se si gjoja media Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia, ka thënë se edhe një studenti në vitin e parë në fakultet të gazetarit “i kish ardh marre m’e publiku”.
“Dhe pastaj arsyetimet e Bordit të RTK-së për komision të brendshëm janë fyese për profesionsitët e gazetarëve, dihet saktë përgjegjësia për këto lajme”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.
“Vetë ideja që një anëtar i VV-së dhe financues zyrtarisht është drejtor i TV, është argument i duhur për m’e tregu fillimin e kapjes saë TV-së publikem, shto pastaj mënyrën e plasimit të plotë lajmeve që as studentave të vitit të parë ju kish ardhë marre me publiku atë lajm”, shtoi Mushkolaj.