Site icon PrishtinaPress

Mushkolaj për rritjen e çmimit të naftës: A ka kush merret me këta tregtarët e naftës?

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi çmimet e naftës u ngritën përsëri në Kosovë.

Ai ka thënë se çmimi i naftës ka rënë në tregjet ndërkombëtare ndërsa kjo nuk është refelektuar në Kosovë.

“Nafta e benzina po shtrenjtohen frikshëm prapë. Këto janë çmimet sot. Rënia e çmimit në tregjet ndërkombëtare nuk është reflektuar në Kosovë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Mushkolaj ka pyetur se kush merret me tregtarët e naftës. “A ka kush merret me këta tregtarët e naftës?”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Exit mobile version