Analisti dhe gazetari, Imer Mushkolaj ka hasur në probleme gjatë udhëtimit të tij në Bolivi.
Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar se në aeroportin e Bolivisë ka pasur problem për shkak të Kosova nuk ka qenë në listën e imigracionit, dhe se rrjedhimisht nuk mund të lëshohet viza, pavarësisht se te gjitha kushtet ishin plotësuar.
Në fund Mushkolaj, ka pyetur se çfarë është duke bërë ministria jonë e Jashtme apo ambasada përkatëse.
“Pas disa orësh pritje në aeroport, autoritetet e Bolivisë më në fund e vunë vizën në pasaportë. Në fillim, madje, thanë se kurrsesi nuk mund të hyjmë në Bolivi dhe duhet të kthehemi. Arsyetimi: Kosova nuk është në listën e imigracionit të këtij shteti dhe, rrjedhimisht, nuk mund të lëshohet viza, pavarësisht se të gjitha kushtet ishin plotësuar. Çfarë pune bën ministria jonë e Jashtme ose ambasadat përkatëse për t’i zgjidhur këto probleme, që vazhdimisht iu shfaqen kosovarëve kur udhëtojnë në vende të ngjashme? A munden të paktën me e futë Kosovën në sistem?” – ka shkruar Mushkolaj.