Gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar pas publikimit në Nacionale, të bisedës së shefës së grupit pralamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila me Kryeterroristin serb, Millan Radojiçiq.
Mushkolaj ka ironizuar me deklarimet e Kryeministrit Kurti “me koordinim a pa koordinim”, duke shkruar se “me koordinim, me zemljakin” referuar fjalëve që Radojiçiq ia thotë Kusari-Lilës në bisedë.
Gazetari gjithashtu ka përmendur faktin se Radojiçiq ishte në Listene e Zezë të ShBA-ve kur biseda zhvillohej, siç vazhdon të jetë.
E plotë:
Me koordinim a pa koordinim?
Me koordinim, me “zemljakin” pjesë e “crna” listës amerikane.