Analisti politik, Imer Mushkolaj ka komentuar deklaratat kundërthënëse të zyrtarëve të LDK-së, lidhur me udhëheqjen e dialogut nga presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se LDK po bënë lojë në raport me Thaçin, duke shtuar se nuk asgjë të re nga këto deklarime të tilla.
Imeri në një postim në Facebook ka thënë se LDK e ka dëshmuar që nuk është parimore.
“LDK, si zakonisht, e luan lojën në raport me Thaçin. Luta thotë e përkrah, Ismeti e kundërshton. Kurgjo e re. E dimë qysh përfundon kjo punë. Mos provoni të shiteni parimorë. E keni dëshmua që nuk jeni të tillë”, ka shkruar Mushkolaj.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mbrëmë ka thënë se LDK e mbështet Thaçin për udhëheqës të dialogut, ndërsa që zyrtarë tjerë të kësaj partite, duke përfshirë edhe sekretarin Ismet Beqiri e shefin e grupit parlamentar, Avdulla Hoti kanë kundërshtuar që Thaçi të udhëheq dialogun.