-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mushkolaj: Kusherinjtë më nuk mbesin për dasma e ahengje por zyrtarë partiak

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se gjërat që kryeministri Kurti i shihte si jo të duhura për të ndodhur tashmë i konsideron si normale. Gjatë kohës kur kryeministri Kurti ishte në opozitë, Mushkolaj ka thënë se fliste për parime e standarde qoftë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ndërkohë tash kur Kurti është në krye të qeverisë nuk mund të flasim për shumë parime, të paktën sa i përket dialogut”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti Mushkolaj ka diskutuar dhe rreth rastit të ish-kryetarit të Degës së VV-së në Mitrovicë, i cili tashmë ka postin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjës Ibër Lepenc.

“Dhe kjo si disa të tjerë, para këtij rasti nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe duhët t’i kujtojnë Kurtit që kjo nuk është në rregull”, ka theksuar Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë së ato standarde që Lëvizja Vetëndosje i ka vendosur dikur më nuk qëndrojnë.

“Dhe kusherinjt më nuk mbesin për dasma e ahengje por zyrtarë partiak, çuditërisht dalin më të mirët në konkurse dhe vihen në krye të detyrave”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img