Kryetari i OVL të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj i ka thënë lajmi.net se nëse Haradinaj nuk kthehet në vendlindje nesër atëherë pritet të ndodh më e keqja.
“Shpresoj që nuk do të merret vendim për ekstradim në Serbi, po urojmë që nesër komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të kthehet në vendlindjen e vet dhe të mos ndodh më e keqja, sepse nëse ndodh ajo atëherë nuk do të jetë mirë për askënd”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, në përgjithësi gjendja në Kosovë është e tensionuar. Mushkolaj ka theksuar se nëse ekstradimi ndodh, atëherë do bëhej edhe më keq.
Seanca për Ramush Haradinaj pritet të mbahet nesër në Gjykatën e Apelit në Colmar të Francës.
Serbia po e akuzon atë për krime gjatë luftës së fundit në Kosovë ndaj popullatës civile.