Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi për lajmi.net.
Ndërsa, pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës në takimin e Brukselit, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj e sheh diçka pozitive.
“Duke e pasur parasysh qasjen jo aktive të zotëri Mustafajt sa i përket çështjeve të dialogut, ka qenë e pritshme që zotëri Thaçi të rikthehet në dialog”, tha ai për lajmi.net.
Sipas Mushkolajt, “Sinjali i parë është dhënë edhe kur ai mori telefonata për rastin e trenit nga zotëri Biden dhe nga zonja Mogherin, pra kjo nuk është diçka e befasishme.”
Mirëpo, sipas analistit Mushkolaj, pjesëmarrja e Thaçit në dialog është për fajin e Mustafës, por gjithashtu ai thotë se Brukseli i beson më shumë Thaçit.
“Pjesëmarrja e tij në dialogë është për fajin e zotëri Mustafa, në një farë forme Brukseli e sheh zotëri Thaçin si një garanci më shumë se zotëri Mustafën në zbatimin e marrëveshjeve dhe kjo bindje është forcuar edhe më shumë në rastin e fundit të trenit”, u shpreh ai.
Ndër tjera, Mushkolaj tha në dialog duhet të marr pjesë edhe opozita dhe nga shoqëria civile
“Nuk po e shoh pjesëmarrjen e zotëri Thaçit si diçka negative, për shkak se do të duhej të krijohej një ekip edhe më i madh, që të ketë përfshirje edhe nga opozita dhe nga shoqëria civile në dialog, pasi nuk po shkon si duhet zbatimi i marrëveshjeve”, deklaroi ai.
Më tutje Mushkolaj i tha lajmi.net, se është momenti i duhur që dialogu të marr kthesën e duhur dhe të ketë reformatizim të tërësishëm të dialogut.
“Ky është një moment i rëndësishëm pasi duhet të jetë një moment kthese edhe në ndërrimin e qasjes së Kosovës karshi Serbisë, mirëpo edhe në riformatizimin e të tërësishëm të dialogut”, theksoi ai.
Në fund Mushkolaj, tha se “në radhë të parë në çështjet ku është e mundur duhet të vendoset reciprocitet”, duhet këtë se Kosova duhet të insistojë në zbatimin e marrëveshjeve që janë arrit deri tash dhe thotë se, “Kosova të caktoj agjendën dhe temat e bisedimeve”, tha në fund Mushkolaj. /Lajmi.net/