Gazetarët këtë të martë e kanë bojkotuar konferencën e ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Kjo pas vendimit të MINT, për mbylljen e Klan Kosova.
Këtë veprim e ka “duartrokitur” analisti politik Imer Mushkollaj, i cili ka thënë se pas skandalit të vajit, ministrja nuk e ka thënë asnjë fjalë, prandaj bojkoti e injorimi janë përgjigjjet më të mira për të.
E plotë:
“Ministrja Rozeta Hajdari, e cila nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth përgjimeve për skandalin e vajit, përpiqet të mbajë leksione para gazetarëve për të tjera çështje. Bojkoti dhe injorimi janë përgjigjet më të mira për të!”