Avokati Skender Musa tha se lirimi i tre policëve nga Serbia ishte politik, ashtu sikurse tha se është politike aktakuza e ngritur ndaj tyre.
Musa tha në Frontal në T7 se “po t’i kishin kryer këto vepra penale, nuk do të ishin liru”.
“Mendoj që gjyqtarët, prokurorët e Serbisë i njohin mirë parimet e së drejtës penale dhe nuk është dashur t’i akuzojnë për trafikim me armë, prodhim, armëmbajtje pa leje”, tha avokati.
Ai thotë se rrëmbimi i tre policëve ka qenë “një veprim skandaloz i Serbisë”.
“Serbia ka mendu që ka me tregu forcë me rastin e rrëmbimit të policëve të Kosovës, por në fakt ka treguar që është një shtet jodemokratik, autokratik dhe një shtet me tendenca pushtuese ndaj fqinjve”, tha Musa.