6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Musa beson se policët e Kosovës janë keqtrajtuar në Serbi: Tash për tash s’mund ta padisin shtetin serb

Avokati kosovar, Skender Musa tha se është e pamundshme të ketë proces të drejtë gjyqësor në Serbi për tre policët që u liruan sot, por mbeten të akuzuar.

Musa tha në Frontal në T7 se tash për tash policët s’mund ta padisin shtetin e Serbisë. Ai beson se tre policët janë keqtrajtuar.

“Keqtrajtimi nuk nënkupton vetëm rrahjen, por edhe fyerjen. Sa i përket fyerjeve, pa asnjë dyshim, secili shqiptar që shkon në burgjet e Serbisë, është ajo urrejta nacionale, fyerjet kanë qenë…”, tha ai.

Avokati tha se fotografitë ku tre policët shihen të shtrirë me sy të mbyllur dhe të prangosur, është fyerja më e madhe që iu ka bërë Kosovës. Por, tha se kjo duhet të konsiderohet fyerje shumë më e madhe për Serbinë.

“Kjo ka qenë fyerja më e madhe që iu ka bë jo vetëm policëve, por edhe Kosovës. Mirëpo ne nuk duhet ta konsiderojmë këtë vetëm si fyerje për Kosovën. Kjo fyerje duhet të konsiderohet shumë më e madhe për vetë Serbinë, sepse ka qenë një rrëmbin tinëzar dhe një rrëmbim që nuk i ka bërë nder fare Serbisë dhe ajo nuk ka treguar forcë, por ka treguar pabesi dhe ligësi”, tha avokati Musa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img