Murtezaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson
Me këtë rast zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin Staffansson, për punën e tij, si dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit suedez për të ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori Staffansson ka premtuar përkrahjen e Suedisë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Vitin e kaluar Kosova dhe Suedia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 70 milionë euro. Marrëveshja parasheh ndihmën zhvillimore të Suedisë në Kosovë për periudhën kohore 2014-2020.