7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Murtezaj: Në qeverinë e LDK-së, taksa inkorporohet në reciprocitet

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Valon Murtezaj ka thënë se Qeveria Haradinaj ka marrë veprime reaktive në raport me Serbinë e jo të menduara mirë.

Murtezaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se qeveria e kaluar nuk e ka pasur idenë se si të veprohej me taksën deri në arritjen e qëllimeve për të cilat është vendosur.

i ka thënë se në qeverinë e ardhshme që thotë se do të udhëhiqet nga LDK-ja do të gjenden zgjidhje kreative që taksa të inkorporohet në një reciprocitet me Serbinë.

“Reciprociteti duhet të bëhet edhe me komunikim të brendshëm por edhe të jashtëm pasi nuk mund të jetojmë të izoluar në një planet tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Murtezaj ka thënë se Kosova nuk guxon të mos informohen shtetet mike për punë të dialogut pasi mund të futemi në listën e shteteve të “paparashikueshme”.

Kandidati për deputet nga LDK-ja thotë se veprimet deritanishme janë marrë si reaksion dhe nuk kanë qenë të menduara mirë.

“Platformat kanë qenë të improvizuara…Taksa ka qenë e pamenduar mirë”, tha më tej Valon Murtezaj./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img