3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Murtezaj: Ekspertiza e Hungarisë për integrim në BE e mirëseardhur

Prishtinë, 25 korrik 2016  Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të përbashkët.
Murtezaj e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen dhe ekspertizën që shteti hungarez po e ofron për Republikën e Kosovës, në proceset integruese evropiane për faktin se Hungaria si një shtet që ka kaluar nëpër këto procese mund të ofroj përvojën e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri Murtezaj dhe ambasadori Markusz e kanë vlerësuar të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë, me ç’rast Murtezaj ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të mirëpritur investimet e huaja në vend, me theks të veçantë ato me prejardhje nga Hungaria./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img