2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Murseli: Shërbyesve civilë iu rrit paga nga 11 deri në 50 euro

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi, ka thënë se kjo kategori ka pësuar rritje të pagave në vlerë prej 10-11 euro deri në 50 euro.

Ai tha se me këtë ngritje të pagave, të cilën e quajti tejet të vogël, është krijuar një pakënaqësi e madhe tek shërbyesit civilë, pasi sipas tij, pritjet kanë qenë shumë të mëdha.

“Ky është mashtrimi i dytë që ndodhi sot, për faktin se mashtrimi i madh ndodhi atëherë kur vlera e koeficientit u caktua në vlerë prej 105 euro”.

“Dhe sot, në nivelin e shërbimit civil, kur është parë gjendja në llogari bankare se sa mjete kanë dalë nga qeveria në emër të pagave, është për të ardhur keq dhe është një zhgënjim tejet i madh për faktin se një numër i madh i shërbyesve civilë ka pasur ngritje vetëm në vlerë prej 10-11 euro dhe një pjesë tjetër deri në 50 euro”, është shprehur Zymberi në “Edicioni Special” në Klan.

Tutje, ai tha se secili shërbyes duhet ta ketë pagën së paku mbi 450 euro, teksa shtoi se një numër i madh s’e marrin pagën as 400 euro.

“Secili prej tyre ka pasur pritje që të mos ketë paga së paku nën 450 euro sepse të punosh në administratë publike e të mos marrësh pagë nën 450 euro është e dhimbshme dhe një numër i madh i shërbyesve civilë nuk e arrin pagën 400 euro edhe me këtë ngritje”, është shprehur ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img