Site icon PrishtinaPress

Murphy pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam për Kosovën, kemi pajtime dhe mospajtime

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në Beograd.

Gjatë vizitës së tyre zyrtare në Serbi janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Senatori Murphy ka shkruar pas këtij takimi, duke njoftuar se temë diskutimi mes tyre ishte edhe Kosova.

 

“Sapo përfundoi takimi me presidentin serb Vuçiq. Aleksandri është një mik dhe unë gjithmonë kënaqem me shkëmbimin e sinqertë të pikëpamjeve. Ne patëm një diskutim produktiv për Ukrainën, Kosovën dhe dhunën me armë. Kemi marrëveshje dhe mosmarrëveshje dhe i kemi diskutuar të gjitha”, ka thënë ai.

Senatorët amerikanë pos në Beograd gjatë javës kanë qëndruar edhe në Kosovë.

Exit mobile version